|
NiRVANA
Kurt Donald Cobain Lindur:20.02.67 Aberdeen, Washington, USA
Vdekur: 8 Prill 1994
Vokal, Kitar, Autor I Kengeve
Krist Antony Novoselic
Lindur:18.05.65 Coptown, California, USA
Bas Kitar
Lindur:24.01.69 Warren, Ohaio, USA
Xhezist
Discography:
"Bleach" (1989)
"Nevermind" (1991)
"Incesticide" (1992)
"In Utero" (1993)
"Unplugged In New York" (1994)
"From The Muddy Banks Of Wiskah" (1996)
|
|
Kurt Donald Cobain 20.02.1968 - 08.04.1994
Kurt Cobain lindi me 20 shkurt te vitit 1967 ne Hoquaim, nje qytet i vogel 140 kilometra ne jug-perendim te Seattle. E ema ishte nje kamariere dhe i jati nje mekanik makinash. Me vone Cobain levizi ne Aberdeen, nje qytet i vogel depressiv.
Ne pjesen me te madhe te femijerise se tij, Kurt ishte mjaft i semure me bronkit. Nga ana tjeter, situata ne familje ishte mjaft e tensionuar dhe gjerat u keqesuan kur prinderit e tij u ndane. Kurt ishte vetem 7 vjec dhe gjithmone e permendte se qe atehere nuk ndjeu me kurre dashuri dhe siguri familjare. Ai u be nje tip mjaft i veshtire, i pashoqeruar dhe te gjithe emocionet e tija ne kete periudhe delikate u shfaqen ne muziken e tij.
Mbas ndarjes se prinderve, Cobain filloi te jetonte nga nje kusheri tek tjetri dhe per nje pjese te shkurter kohore ai biles jetoi dhe poshte nje ure, pa strehe. Kjo faze mjaft e veshtire per te eshte reflektuar qarte tek kenga "Something in the way".
Influencat e para muzikore ai i mori ne moshen 11-vjecare, kur u ndikua mjaft nga grupi britanik Sex Pistols dhe nga mjaft grupe te tjera angleze qe paten nje fame te perkoshme. Gjate kesaj kohe, Kurt ishte nje femije mjaft i vecuar, dhe i marre neper kembe nga shoqeria perreth tij. Ai nuk kishte shoke dhe shpeshhere rriheshe nga bashkemoshataret.
Ne 1985, Aberdeen ishte si qytet i "vdekur" dhe Kurt levizi ne Olympia. Ai filloi te krijonte mjaft grupe muzikore perpara se Nirvana te lindte me 1986. Nirvana ishte si nje tip "aleance" midis Cobain, bassistit Krist Novoselic dhe bateristit Chad Channing (i cili ne albumin e dyte u zevendesua nga Dave Grohl).
Me 1988 Kurt dhe anetaret e tjere te grupit, bene disa koncerte dhe regjistruan disa kenge ne nje studio. Gati nje vit me vone arriten te incizojne albumin e tyre te pare te quajtur Bleach vetem me nje shume te vogel prej 500$. Ne Britani u bene vertet te njohur dhe ne vitin 1991 arriten nje kontrate me Geffen.
Mbas kesaj kontrate, u bene pergatitjet per albumin e dyte, i quajtur "Nevermind", i cili doli ne shitje gati dy vjet mbas daljes se albumit te pare. Ky album ishte nje seri kengesh mjaft te arritura te cilat u priten mire nga publiku. Kenga me e njohur u be Smells like teen spirit e cila me vone u quajt dhe himni i Gjenerates X. Kjo kenge filloi te ngriheshe ne klasifikimet europiane dhe amerikane duke e bere Nevermind-in nje nder albumet me te shitura ne ate periudhe. 10 milione kopje dhe nje fitim prej 550 milion dollaresh.
Kurt Cobain u shokua mjaft nga ky sukses i arritur dhe shpeshhere ne intervista permendte faktin se asnje nga tre anetaret e grupit nuk e priste nje fame te atille. Megjithate u duk mjaft qarte qe Kurt, nje 24 vjecar i droguar dhe mjaft i ndjeshem nuk do te kishte nje relate mjaft te mire me vendin e tij te ri ne realitet, te qenit te famshem. Ai gjate ketyre hapave te sukseshme filloi te perdorte heroine dhe ai theksonte se e perdorte si mbrojtese kunder kerkesave te fames dhe ulceres se stomakut. Gjate turneve, te cilat sa vinin e shtoheshin, Kurt u fokusua mjaft ne tekstet e kengeve, ku ai pasqyronte ndjenjat dhe boten e tij shpirterore.
Ai vuri re se interpretimi i vargjeve te tij ishte mjaft larg qellimit qe ai kishte kur i shkroi ato. Nje shembull i tille ishte merzitja e tij kur mori vesh se Polly, nje kenge ironike kunder perdhunimit, ishte perdorur si nje muzike sfondi ne nje perdhunim bande. Me vone ai u ngrit si ne nje fare "proteste" ne shenimet e albumit te trete Incesticide duke thene: "Nese ndonjeri prej jush nuk pelqen homoseksualet, grate ose zezaket, atehere lerini te qete". Nga ana tjeter, Kurt e dinte mjaft mire qe kjo fame e menjehershme afroi drejt vetes dhe personat e gabuar (ne nje koncert, arriti kulmi kur nje person nga turma i qelloi me grusht).
Ne shkurt te 1992, Cobain vajti ne Hawaii qe te martoheshe me Courtney Love, e cila ishte tashme shtatzene. Vitin ne vazhdim, Nirvana nxorri albumin e tyre te ri Incesticide dhe ne Gusht, Kurt u shtrua ne spital per shkak te abuzimit me heroine. Pak me vone, Love lindi nje vajze, Frances Bean Cobain.
Ne fillim te 1993, albumi i tyre i katert In Utero doli ne tregun muzikor dhe filloi te ngjiteshe ne majen e klasifikimeve. In Utero u quajt si nje nder albumet ku Kurt pasqyroi punen e tij me pasionante. Ky album ishte pak me shume se albumet e tjera. Kenge si All Apologies dhe Heart-Shaped Box, detajuan mjaft aspekte te marteses jo te suksesshme te Cobain dhe kenge te tjera si Scentless Apprentice treguan qarte agonine, luften dhe eksperiencat e tij me heroinen.
Me vone, ne nentor te vitit 1993, u realizua nje koncert i vogel me kitara akustike ne New York ku Nirvana tregoi dhe njehere talentin e tyre dhe u mbylli gojen mjaft kritikeve te cilet vinin ne dyshim talentin e Kurt. Gjate kesaj kohe, dolen mjaft thashetheme te cilat konsistonin ne faktin se MTV Unplugged do ishte albumi i fundit i Nirvana dhe grupi do te ndahej.
Ne 4 mars, Kurt Cobain u shtrua ne spital me nje koma, mbas nje tentative te pasukseshme per tu vetevrare. Ai kishte pire gati 50 ilace kunder dhimbjes me shampanje. Mbas disa ditesh ky u quajt me shume nje aksident. Mbas daljes nga koma, ai u rikthye ne Seattle. Mbasi u fut ne nje qender rehabilitimi per abuzimin me heroinen, ai u arratis.
Dite me vone, ne 5 prill 1997 ai u mbyll ne nje nder shtepiat e tij te vjetra, i drejtoi armen (shotgun) vetes dhe terhoqi kembzen. Trupi u gjet nga nje elektricist i cili po vizitonte shtepine per te instaluar nje sistem mbrojtes. Kur policia u fut ne dhome, ato gjeten trupin e tij ne dysheme, armen e cila ishte akoma e drejtur tek mjekrra e tij, dhe nje leter te adresuar gruas, vajzes dhe fansave te tij. Dy dite mbas vdekjes se tij, rreth 5000 njerez u mblodhen ne nje shesh te Seattle me qirinj ne duar, duke kenduar kenget e Nirvana dhe duke krijuar tension me policine. Gjithashtu ato degjuan dhe nje kasete ku ishte rregjistruar zeri i Courtney Love e cila lexonte letren e lene nga Kurt. Mjaft adoleshente te merzitur kryen vetevrasje dhe media u akuzua per mosrespektimin dhe kuptimin e kultures rinore.
John Lenon 09.10.1940 - 08.12.1980
John Lennon lindi ne Liverpool, Angli me 9 Tetor te vitit te zymte 1940. Beteja e Britanise se Madhe vazhdont dhe Lufta e Dyte Boterore donte kohe te mbaronte. Mes zhurmash lufte, plumba dhe gjak lindi John Lennon, misionari me i madh i paqes qe bota ka pare.
Vitet e para te jetes se tij Lennon i kaloi me veshtiresi. Babai i tij, Alfred Lennon, punonte larg nga shtepia me ore te gjata ne nje anije, keshtuqe John u rrit nga tezja e vet. Me vone babai i tij emigroi ne Zelanden e Re, duke lene John vetem nje here e pergjithnje ne vitet te cilat djali kishte me teper nevoje per te atin. John nuk ishte femij i urte ne shkolle, gjithnje trazovac, gje qe mund te shpjegohet me absencen e te atit. Vdekja e xhaxhait gjithashtu pati nje impakt te madh ne adoleshencen e tij. Ai filloi te krijonte interes per nje tip rock and rolli te viteve 50' te quajtur "skiffle".
Ne moshen 16 vjec, Tezja e tij Mimi i bleu nje kitare te cilen John e adhuronte. Praktika e tij e tepruar ne kitare e shtyu te krijonte grupin e tij te pare, the Quarrymen, me shoket Pete Shotton, Nigel Whalley, dhe Ivan Vaughan. Grupi fitoi pak fame ne komunitetin e Liverpool, dhe u lejua te luante vetem ne disa kisha dhe disa klube te qytetit. Gjate nje shfaqjeje te grupit neper kishat e Liverpool, John takon Paul McCartney. John ishte i shtangur nga menyra se si Paul i binte kitares dhe diturine e tij muzikore. Ai i kerkon Paul qe te bashkohet me grupin e tij dhe te merrte postin si kitarist. Ata filluan nje shoqeri te ngushte pothuajse menjehere dhe ishin partnere perfekt, gjithnje te zene duke shkruajtur kenge dhe duke kompozuar muzike.
Pas disa vjetesh duke kenduar nen emra te ndryshem dhe me kengetare te ndryshem ata moren George Harrison dhe Pete Best dhe grupi vendosi ta quante veten "The Beatles". Dite per dite ata kendonin per 8 ore me radhe neper klube ne Hamburg, dhe ishin te famshem ne Cavern Club, ne Liverpool. Bateristi, Pete Best, nuk ishte shume i mire ne rolin e tij dhe i vonoi The Beatles ne synimet e tyre. Grupi vendosi ta hiqte Pete nga grupi dhe ne vend te tij vendosen Ringo Starr. Jo shume me vone, The Beatles firmosen kontraten e tyre me George Martin per studiot EMI.
Nuk kishte me ndalje per the Beatles. Cdo kenge qe grupi nxirte fitonte vendin e pare ne hit parade kudo ne bote. Shtylla e kreativitetit ne grup qendronte gjithnje tek krijimtaria dhe talenti i John Lennon dhe Paul McCartney. Gjithcka qe ata prodhonin ishte e pabesuesshme, gjithnje me e mira. Grupi filloi te bente tour ne bote dhe fituan shume fame ne SHBA. Gjate tourit te tyre ne Shtetet e Bashkuara, The Beatles takohen me Elvis Prestley dhe marrin shume here me teper fame dhe simpati nga publiku Amerikan. Por gjithcka humbi kur ne nje konference per shtypin John tha qe, "Beatles jane me te famshem se Jesuzi." The Beatles u kthyen dhe nje here ne Angli dhe i vune fund toureve te tyre ne 1966.
Ne ate kohe John takohet me Yoko Ono. Ishte dashuri e menjehereshme dhe pse John ishte i martuar me Cynthia Powell, dhe bashke kishin nje djal, John Lennon junior. Martesa e tij me Cynthian si dhe lindja e djalit te tyre u mbajt e fshehur nga publiku. Cynthia kuptoi menjehere se cilat ishin ndienjat e verteta te John Lennon, dhe kerkoi divorc. John dhe Yoko u martuan ne 1969. Ne vitet qe kaluan bashke ata moren fame te keqe nga shtypi, i cili deklaroi qe ata ishin te dhunshem ndaj njeri tjetrit.
Ne 1970, Paul McCartney u largua nga The Beatles, dhe shoqeria e tij me John Lennon pothuajse mori fund. Ne 1971, John Lennon publikoi albumin Imagine i cili pati fame te tmerrshme. Bashke me Yoko Ono, ai beri nje fushate boterore per paqe. Por thirrjet e tij per te perfunduar luften ne Vietnam ofenduan qeverine Amerikane.
Muzika me pas, gjate viteve 1975 dhe 1979 nuk pati ndonje rendesi te vecante. John u perkushtua me teper jetes familjare dhe femijeve te tij. Pas lindjes se djalit te tij nga Yoko Ono, Sean Taro Ono Lennon ne ditelindjen e tij te 35-te, John Lennon deklaroi qe ishte njeriu me i lumtur ne bote. Por paqja dhe jeta ne shtepi filloi te ishte teper normale per Lennon.
Ai shkruajti albumin e sukseshem 'Double Fantasy' dhe rremuja filloi prape. Ne 8 Dhjetor 1980, ai u ndal nga nje fans jashte apartamentit te tij ne New York i cili i kerkoi ti firmoste albumin. Duke mos pare asgje te keqe ne ate akt, Lennon beri ashtu sic i thane. Kur u kthye ne apartamentin e tij, ne te njejten dite, Mark Chapman, fansi i luajtur , vrau John Lennon.
Per Mark Chapman ishte denim i perjetshem ne burg mbi krimin e cmendur qe beri, por per boten ishte denim i perjetshem pa zerin e John Lennon. Magjia e tij vazhdon te ndjehet dhe sot si ne nje ender e cila nuk mbaron.
|
|